Globi

21 të vdekur dhe mijëra të evakuar pas përmbytjeve të mëdha në Republikën Domenikane

Shkruar nga Liberale
21 të vdekur dhe mijëra të evakuar pas përmbytjeve të

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur në Republikën Domenikane, mes tyre tre fëmijë, pas përmbytjeve gjatë fundjavës, që zhvendosi mijëra banorë nga zonat e rrezikuara.

Një hetim është nisur pasi nëntë persona humbën jetën kur shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shembjen e murit të tunelit të autostradës, në kryeqytetin Santo Domingo.

Më shumë se 13,000 njerëz u evakuuan në zona të sigurta pas reshjeve të mëdha. 

Qendra e Operacioneve Emergjente (COE) tha se shiu shkaktoi përmbytje të shtëpive, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtoi disa ura e rrugë.

Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader e quajti atë si "ngjarjen më të madhe të përmbytjeve në dekadat e fundit",  pas stuhive të rrëmbyeshme gjatë 48 orëve të fundit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH