Aktualitet

200 kriminelët më të rrezikshëm, që pret Shqipëria. 2.18 milion euro fatura e shtetit vetëm për njërin prej tyre

Shkruar nga Liberale
200 kriminelët më të rrezikshëm, që pret

 

Deri 200 nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë do të deportohen nga Britania e Madhe për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre me burg, në burgjet shqiptare, në bazë të një marrëveshjeje shumëmilionëshe të paguar nga MB.

Shtatëmbëdhjetë “të burgosur të përjetshëm” përfshirë vrasësin e mësueses Sabina Nessa pritet të jenë të parët nga 200 vrasësit, gangsterët dhe drejtuesit e trafikut të drogës, të dënuar që do të largohen për të vuajtur dekadat e mbetura të dënimit në burgjet shqiptare.

Koci Selamaj u dënua me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vitesh për rrahjen dhe mbytjen e Sabinës, ngjarje e ndodhur në një park në juglindje të Londrës. Ai deri më tani ka vuajtur vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do të paguajë shqiptarët, për të mbuluar kostot e 34 viteve të mbetura të dënimit.

Masa vjen pas muajve negociatash sekrete midis zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë (MD) në të dy vendet pasi Rishi Sunak diskutoi për herë të parë planin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në bisedimet në Doëning Street në mars.

Kuptohet se të dy qeveritë janë afër marrëveshjes pasi Shqipëria bëri presion që Britania e Madhe të financonte burgosjen e tyre për kushtet e tyre të plota të burgut dhe Britania kërkoi garanci se burgjet e vendit tonë ishin në atë nivel për të shmangur çdo pretendim për të drejtat e njeriut dhe se kishte vende në burgjet shqiptare.

Sipas një marrëveshjeje të veçantë, kriminelët shqiptarë gjithashtu lirohen deri në një vit më herët nga dënimet e tyre me burg dhe u jepen grante prej 1,500 paund risistemimi nëse pranojnë të deportohen dhe të mos kthehen më në MB.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells. Plot 1,336 përfunduan pas hekurave në Britaninë e Madhe në fund të vitit të kaluar.

Vetëm shqiptarët e burgosur për më shumë se katër vjet do të kenë të drejtë për skemën e transferimit të burgut, e cila bazohet në një marrëveshje që hyri në fuqi majin e kaluar.

Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar besojnë se marrëveshja e re do të kursejë paratë e Mbretërisë së Bashkuar pasi kostot e burgimit në Shqipëri janë shumë më pak se ajo në MB. Kostoja e mbajtjes së Selamajt për 34 vite të tjera do të ishte 57,000 paund në vit në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në total 1.9 milionë paund (2.18 milionë euro). Kostoja mund të jetë deri në 10,000 £ në vit në Shqipëri, të cilat do t’i mbulojë Britania e Madhe.

Largimi i tyre do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve që ka detyruar MD-në të mbajë shkelësit në qelitë e policisë. Shqipëria e ka bërë të qartë se nuk do të marrë asnjë të burgosur nga Britania e Madhe nëse nuk është rënë dakord paraprakisht për një shumë për të gjithë afatin e dënimit të tyre - megjithëse të gjitha paratë nuk do të paguhen paraprakisht.

Mësohet se Ministria e Drejtësisë ka identifikuar të gjithë shqiptarët me burgim të përjetshëm që synohet të jenë të parët e transferuar. Mes tyre mendohet se janë dy hajdutë shqiptarë që vranë një 21-vjeçar në tentativë për të vjedhur drogën, një mashtrues shqiptar që vrau një çift të moshuarish dhe një shqiptar që vrau një shpërndarës droge.

Marrë nga Telegraph/a.m/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH