Sport

14 ndeshje zgjati “dashuria” në Tiranë, Partizani divorcohet me trajnerin kroat (arsyeja)

Shkruar nga Liberale
14 ndeshje zgjati “dashuria” në Tiranë, Partizani

Partizani dhe trajneri 49-vjeçar kroat kanë arritur marrëveshjen për prishjen përpara kohe të kontratës. Në drejtimin e teknikut nga Osijek të kuqtë shkuan deri në Play Off të Conference League, për t’u eliminuar më pas nga Astana.

14 ndeshje ka zgjatur aventura e Zoran Zekic në stolin e Partizanit. Mësohet se Zoran Zekic është rikthyer që të drejtojë ekipin e vendlindjes së tij, Osijek, në Kroaci.

Pas javëve të para, Partizani renditet në vendin e pestë me 11 pikë. Sa i takon divorcit me klubin e Superiores, kroati Zekic u shpreh pas ndeshjes së  fundit me Kukësin se kishte probleme personale, ndërkohë që emri i tij është lakuar shumë për një kalim te Osijek. Ashtu siç pritej, ai do firmosë me Osijek, me lajmin që zyrtarizohet edhe nga Partizani.

Me largimin e tij, klubi kryeqytetas sqaron se frenat e skuadrës do t’i ketë Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

Njoftimi zyrtar i klubit Partizani:

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH