Zyrtari i lartë i CDU-së gjermane, ndodhet prej 3 ditësh në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku edhe i ka dhënë një tjetër goditje “Rithemelimit”.
Me anë të një postimi në Facebook, Beyer shprehet se ndodhet në Shqipëri për dy arsye, e para lidhet me anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe e dyta me situatën brenda PD-sw.
Sa i përket PD-së, Beyer shkruan se CDU është në unision me Shtete e Bashkuara të Amerikës, nuk bashkëpunon me persona non-grata, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Postimi i Peter Beyer:
Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri ?? për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ??:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës ??të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.
Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA ??.