(Foto ilustruese)
Një sipërfaqe me shkurre e bimë të ndryshme në Fushë Bizë, pranë Gjirit të Lalëzit është përfshirë nga flakët.
Sipas banorëve të paktën 10 banesa janë të rrezikuara, ndërsa zjarrfikësit e Durrësit ndodhen në terren në përpjekje për të neutralizuar flakët.
Kujtojmë se, shumë zona të ndryshme në vend janë përfshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta, nga pakujdesia apo qëllimisht.