Aktualitet

"Zgjohet" SPAK, merr në dorë hetimin për atentatin ku mbeti i vrarë Klisman Preçi

Shkruar nga Liberale
"Zgjohet" SPAK, merr në dorë hetimin për atentatin ku

SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Kjo për shkak se Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.

Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani. SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit.

Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit. Sipas gazetares, dyshohet se atentati është kryer nga një grup shumë i fuqishëm kriminal në zonën e Laçit për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Por vetëm 2 muaj viktima i shpëtoi një atentati, teksa udhëtonte me kushëririn e tij, me një Benz ML.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH