Aktualitet

Zgjedhjet presidenciale/ Tarifa: Vota e shqiptarëve nuk ka ndikim

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet presidenciale/ Tarifa: Vota e shqiptarëve nuk ka ndikim

Pedagogu i UET, Prof. Fatos Tarifa, ish ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe njëkohësisht një njohës i mirë i jetës politike, sociale dhe diplomatike të ShBA-së, ka folur në emisionin "Përballë" në lidhje me zgjedhjet presidenciale, ku Donald Trump përballet me Joe Biden.

"Votimi Rezultati final do të caktohet në SHBA nga 6 shtete, që janë ato të pavendosura. Ekziston mundësia që të kemi një barazim të rezultatit. Pastaj vendos Kongresi nëse do të ketë parregullsi dhe mund të shkojë deri në Gjykatën e Lartë. Por nëse rezultati në Kolegjin Elektooral", tha Tarifa.

Profesori foli gjithashtu edhe për impaktin që ka vota e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale.

"Shqiptarët e Amerikës, më të përçare sesa ne në Kosovë dhe Shqipëri. Kongresmieni Eliot Engel është në vështirësi këtë vit, pasi ka qenë për 35 vite në Kongres. Vota e shqiptarëve nuk ka ndikim, sepse nuk bëhet fjalë për 5 mijë vota. Në kohën që unë kam qenë në SHBA, shqiptarët përkrahnin dhe financonin të dy krahët, si demokratët dhe republikanët. Vota e shqiptarëve, pa shumë rëndësi”, tha Tarifa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH