Aktualitet

Zgjedhje në 6 bashki?/ Meta: Nuk e kam lexuar ende vendimin e Kushtetueses

Shkruar nga Liberale
Zgjedhje në 6 bashki?/ Meta: Nuk e kam lexuar ende vendimin e Kushtetueses

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Meta deklaroi se nuk e ka lexuar ende dhe se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë. Ndërkohë që tha se pas leximit me vëmendje do të bëjë publik qëndrimin e tij.

“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim”, – tha Meta në AbcNews.

“Do të ketë një qëndrim shumë zyrtar dhe institucional të Presidentit të Republikës lidhur me vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të jetë e nevojshme ju kujtoj se ka edhe Gjykatë Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedurë, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, që nuk u shmangem përgjegjësive shtetërore. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore.

Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë me themelin e çështjes” – tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH