Globi

Zëri i Amerikës: Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel më 12 korrik

Shkruar nga Liberale
Zëri i Amerikës: Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

Bashkimi Evropian do të ndërmjetësojë të dielën më 12 korrik takimin e parë të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, që nga nëntori i vitit 2018.

Të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e shefit të politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ky takim do të rifillojë diskutimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që do të trajtojë të gjitha çështjet e hapura”, tha ai.

https://twitter.com/ExtSpoxEU/status/1280087006027096064?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1280087006027096064%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2Feu-kosovo-serbia%2F5491339.html

Takimit të së dielës do t’i paraprijë një takim virtual të premten nën organizmin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel, që ishte planifikuar të jetë një takim i nivelit të lartë në Paris.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave u bë në prag të takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë që planifikohej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ambasadori Grenell paralajmëroi se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit.

Vëzhguesit thanë se zhvillimet e fundit pasqyrojnë mungesën e një bashkërendimi transatlantik rreth Kosovës dhe publikimi i akuzave ishte goditje ndaj nismës amerikane për rifillimin e bisedimeve që sipas tyre, janë vënë në pikëpyetje.

Por, Bashkimi Evropian tha se ripërtëritje a procesit do të ndodhë gjatë kësaj jave me video samitin e Parisit dhe takimin e së dielës në Bruksel.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. /VOA

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH