Globi

Zelensky: Rreth 100 civilë u evakuuan nga uzina Azovstal

Shkruar nga Liberale
Zelensky: Rreth 100 civilë u evakuuan nga uzina Azovstal

Evakuimi i civilëve ka nisur nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila është shkatërruar nga bombardimet ruse. Sipas informacioneve, grupi i parë i civilëve po niset drejt territorit që është i kontrolluar nga qeveria.

“Filloi evakuimi i civilëve nga Azovstal. Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë është nisur drejt zonës së kontrolluar. Nesër do t'i takojmë në Zaporizhzhia. Faleminderit ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB-në, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga uzina”, ka postuar në Tëitter presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Si raportohet, rreth 1000 civilë dhe ushtarakë ukrainas, përfshirë rreth 600 të plagosur, ende qëndrojnë në territorin e uzinës.

Mariupol përjeton një nga katastrofat më të mëdha humanitare të shkaktuar nga agresioni rus. Pushtuesit bombardojnë banorë të paarmatosur, bllokojnë dërgimin e ndihmave humanitare dhe deportojnë qytetarët ukrainas në rajonet depresive të Rusisë. Ushtarët e Regjimentit Azov, marinsat dhe pushkët me motor vazhdojnë të mbrojnë Mariupolin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH