Showbiz

Zbulohet dashuria e re e Klaudia Pepës

Shkruar nga Liberale
Zbulohet dashuria e re e Klaudia Pepës

Klaudia Pepa, pas lidhjes së kaluar me Albi Nako, nuk ka pasur një lidhje tjetër ndonëse karrierën e ka zhvilluar në Itali. Ajo ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran.

Balerina dhe anëtarja e jurisë së “Dance Albania” ka thënë se kjo është muzika e saj e dashurisë, por nuk ka zbuluar se kush i ka “vjedhur zemrën”.

Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.

Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?

Klaudia Pepa: Me dashurinë.

Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?

Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?

Klaudia Pepa: Jo.

Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?

Klaudia Pepa: Po

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH