Globi

Vuçiç: S'ka qeveri në Kosovë, cirku mes Kurtit dhe Osmanit do zgjasë

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: S'ka qeveri në Kosovë, cirku mes Kurtit dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se marrëveshja me Beogradin nuk është prioritet dhe se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet në vend se të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë me dylbi.

Vuçiq iu ka thënë gazetarëve se nuk është se nuk e sheh Prishtinën me ‘dylbi ushtarake’, mirëpo dëshiron që një marrëveshje të arrihet, duke shtuar se Prishtina nuk e di çfarë do.

“Ata kanë marrëveshjen e CEFTA-së. Kanë eksporte plotësisht falas. Unë nuk e di se çfarë po duan”, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova duhet ta formojë sa më shpejtë qeverinë.

“Ky cirk rreth formimit të qeverisë së tyre do të zgjasë shumë më tepër sesa ata njoftuan në fillim”, ka përfunduar Vuçiç./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH