Aktualitet

Vrau shoferin e furgonit, 26-vjeçari s'pranohet në burgun e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Vrau shoferin e furgonit, 26-vjeçari s'pranohet në burgun e

Arbër Kote, i arrestuar pasi vrau me thikë në zemër shoferin e furgonit Idajet Dulla të shtunën pasdite, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. Shkak për këtë është bërë fakti se babai i tij, Astrit Kote ka qenë drejtor i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Kjo është konsideruar konflikt interesi nga togat e zeza.

Për këtë arsye, 26-vjeçari Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës. Astrit Kote, u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobuzi fasonerie qëlloi me thikë në zemër furnizuesin e marketit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për rrugë, duke e lënë të vdekur.

Në dëshminë e tij në gjykatë, 26-vjeçari u shpreh se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa shtoi se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH