“E vrava se isha xheloz." Kështu deklaroi në polici shqiptari që u vetëdorëzua, pasi masakroi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre, në Athinë.
Policia e ka gjetur gruan të mbuluar me gjak. Sipas hetimeve paraprake, pjesën më të madhe të plagëve i ka marrë në qafën e mitrës.
Çifti ka edhe një fëmijë të mitur 8 vjeç dhe jetonin në zonën e "Dafnit", 5 vitet e fundit.
Duke folur për mikrofonat e mediave greke, fqinjët treguar se çifti shqiptar ishte problematik dhe shpesh dëgjoheshin zënkat e tyre të forta në lagje .
Dy vitet fundit kishin blerë edhe një lokal "Fast Food" në të cilin punonin.