Maliq Marku, autor i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës në lidhje me krimin e rëndë, të kryer nga ai ditën e djeshme.
70-vjeçari ka shfaqur pendesë gjatë dëshmisë para uniformave blu të Tiranës, ndërsa ka shtuar se qëlloi për vetëmbrojte. Sipas tij, ai ka shkuar për t'u sqaruar me Shefqet Hasën, por ky i fundit ( viktima) dhe Keçaj e kanë ofenduar.
"Gjithçka ndodhi shumë shpejt, jam penduar. Ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme. Qëllova për veëmbrojtjeka deklaruar ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Laknas, ku Marku vrau me armë zjarri Shefqet Hasën, si dhe plagosi Besim Keçën gjatë debatit mes tyre. Autori dhe viktima kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të një kanali të ujërave të zeza që ndodhet në rrugën "Fatos Shupi" ku dhe banojnë tre familjet fqinje.