Aktualitet

Burri, gruaja dhe tre fëmijët gjenden të vrarë me armë zjarri në banesë

Shkruar nga Liberale
Burri, gruaja dhe tre fëmijët gjenden të vrarë me armë

Janë identifikuar viktimat e masakrës që ndodhi ditën e premte në qytetin Elk Mills, në Maryland. Policia ka mbërritur në vendin e thirrjes dhe ka gjetur 5 trupa: një grua, një burrë dhe tre fëmijë.

Viktimat janë: Marcus Edward Milligan, 39 vjeç, gruaja e tij Tara Devina Ricker Milligan, 37, dhe fëmijët e tyre Teresa, 14, Nora, 11 dhe Finn, 8. Viktimat, të vrarë me armë zjarri, ishin të gjitha pjesë të së njëjtës familje dhe janë gjetur në pjesë të ndryshme të shtëpisë.

Një pistoletë gjysmë automatike u gjet pranë trupit të 39-vjeçarit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Cecil. Ai mund të ketë qenë autori i masakrës. "Është një ditë e tmerrshme për komunitetin tonë," tha Scott Adams, sherif i Cecil County, një zonë prej 100,000 banorësh në kufirin e Pensilvanisë.

“Telefoni im nuk ka reshtur së rëni që kur u zbulua e gjithë kjo, ka shumë njerëz të mërzitur për atë që ndodhi”, tha sherifi.

Policia ndërhyri në Elk Mills pas një telefonate të mbërritur në orën 09:19, ku u raportua për vdekjen e një gruaje dhe tre fëmijëve. Tre fëmijë dhe një grua vdiqën", paralajmëroi një zë në telefon. Është e paqartë nëse Marcus e bëri thirrjen nga shtëpia. Të shtënat ndodhën në një rrugë qorre rreth 60 milje në veri të Baltimores.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera. Hetimet vazhdojnë./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH