Aktualitet

Vrasja në Rrëshen, reagon AMA: Kastriot Reçi ortak në "M+"

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Rrëshen, reagon AMA:  Kastriot Reçi ortak në

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar lidhur me vrasjen e Kastriot Reçit, ndërsa thekson se 47-vjecari ka qenë ortak i televizionit M+.

“AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.”, thuhet në deklaratën e AMA-s.

Deklarata e plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH