Nga të shtënat me armë zjarri paraditen e së martës në Rrëshën, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, ka edhe të plagosur. Nuk ka ende informacione nëse bëhet fjalë për kalimtarë të rastit apo persona të tjerë që mund të kenë qenë objektiv i autorëve të ngjarjes.
62 vjeçari Martin Bardhi u vra teksa po qëndronte në këmbë pranë spitalit. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për një ngjarje të ndodhur në mars të këtij viti, ku së bashku me të birin, tentuan që të vrisnin Saimir Reçin në Rrëshen.