Sport

Vllaznia ngre trofeun e Kategorisë Superiore U-21

Shkruar nga Liberale
Vllaznia ngre trofeun e Kategorisë Superiore U-21

Skuadra shkodrane U-21 arriti të shpallej fituese pasi u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi 27 javësh me 45 pikë të grumbulluara.

Vllaznia, që kishte siguruar ndërkohë trofeun para finishit duke lënë pas Partizanin dhe Bylisin, luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të ekipit shkodran.

Kuqeblutë triumfuan falë golit të Dulajt dhe autogolit të Gjinajt, teksa për bardheblutë golin e vetëm e realizoi Bala.

Ndërkohë që në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF me ish-trajnerin e njohur shkodran, Agim Medja i dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH