Globi

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ, Valdete Daka

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ, Valdete Daka

Shkarkohet kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka. Lajmi është dhënë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në arsyetimin e vendimit të presidencës thuhet se kreu i këtij institucioni duhet të jetë i pavarur.

Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH