Aktualitet

Vjosa duhet të mbetet e virgjër! 30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj i dorëzojnë projektin qeverisë shqiptare

Shkruar nga Liberale
Vjosa duhet të mbetet e virgjër!  30 ekspertë shqiptarë dhe

Një vizion, udhërrëfyes dhe studim fizibiliteti për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe degëve të tij me rrjedhje të lirë sipas klasifikimit të menaxhimit të Kategorisë II të IUCN, i janë paraqitur Qeverisë Shqiptare.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, një ekip prej 30 ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë, së bashku me përfaqësues të IUCN, Patagonia dhe EcoAlbania, kryen analiza të thelluara mbi gjeomorfologjinë, ekologjinë, kufijtë, planifikimin dhe menaxhimin, financimin e qëndrueshëm, legjislacionin, eko-turizmin dhe vlerësimet e ndikimit social dhe mjedisor për shpalljen me sukses të Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Studimi, aktualisht për një muaj konsultim publik, përcakton kufijtë për Fazën I, atë të shpalljes Park Kombëtar, që pritet këtë pranverë, si dhe një vizion për zgjerimin e tij në fazën e dytë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH