Aktualitet

Viti shkollor/ Ministrja Shahini publikon videon sensibilizuese

Shkruar nga Liberale
Viti shkollor/ Ministrja Shahini publikon videon sensibilizuese

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Znj. Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/748576079048268

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH