Aktualitet

Virusi/ Ministrja: Pak të rrezikuar, s'kemi linjë ajrore me Kinën

Shkruar nga Liberale
Virusi/ Ministrja: Pak të rrezikuar, s'kemi linjë ajrore me

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj virusit vdekjeprurës që u shfaq në Kinë.

Në tryezën ku mblodh task-forca për koronavirusin, manastirliu tha se vendi ynë nuk është aq i rrezikuar sa vendet e tjera të BE, për shkak se nuk ka një linjë ajrore me Kinën.

"Edhe Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Aktualisht ISSH ka përforcuar survejancën në bashkëpunim me spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve Komiteti i Posaçëm në OBSH nuk ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare. Kjo situatë po menaxhohet. Masat janë në koordinim me OBSH. Edhe pse në lidhjen me interferencën dhe udhëtimet nuk parashikohen kufizime ne kemi rritur kontrollet në pikat kufiate aeroport. Duke mos pasur linjë ajrore direkte me Kinën kemi një rrisk më të ulët se vendet e tjera. Autoritete në Shqipëri janë në një rrjet me institucionet simotra. Masat që janë marrë deri tani nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë me të tjerat

Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT. Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t'iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojtjen e shëndetit. Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur", u shpreh ministrja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH