Aktualitet

Video/ U kap me snajper, ish-efektivit të RENEA-s i zbulohet arsenali i armëve në banesë

Shkruar nga Liberale
Video/ U kap me snajper, ish-efektivit të RENEA-s i zbulohet arsenali i

Pas arrestimit një ditë më parë, policia i ka zbuluar ish-efektivit të RENEA-s një arsenal armësh dhe pajisje me mbishkrimin policia.

Gjatë kontrollit në banesë e marrë me qira nga 39-vjeçari, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër” u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera, tha policia.

Ish-efektivi i RENEA-s Remal Rada, bashkë me mikun e tij Elton Hithin, u arrestuan një ditë më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilën po lëviznin të sipërpërmendurit u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH