Globi

Video tronditëse/ U zhyt në ujë për të 'dëshmuar burrërinë', shokët filmojnë momentin e zhdukjes së të riut

Shkruar nga Liberale
Video tronditëse/ U zhyt në ujë për të
Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare zbulon atë që në fillim dukej si surprië, por shumë shpejt u kthye në një makth. Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në Bahamas, një destinacion veçanërisht popullor këtë sezon për të rinjtë amerikanë që kërkojnë të festojnë diplomimin e tyre. Klipi i shkurtër është rrëqethës pasi është hera e fundit që u pa i gjallë 18-vjeçari Cameron Robbins, i cili është zhdukur prej një jave pas zhytjes së tij të pamatur - dhe ndoshta fatale - në ujërat e turbullta pranë ishullit Athol. Sipas Daily Mail, video tregon momentet kur pasagjerët e rinj në varkë, përfshirë miqtë e djalit, i cili kishte mbaruar shkollën e mesme vetëm disa ditë më parë, kuptojnë se Cameron është në ujë. Edhe pse disa duken fillimisht të argëtuar nga guximi i djalit, i cili besohet se u hodh në ujë për shkak të një lloj basti apo sfide, shpejt bëhet e qartë se sa i rrezikshëm ishte veprimi i tij! Cameron mund të shihet duke u përpjekur të notonte në ujin e errët, i veshur vetëm me rroba banje, përpara se të përfshihej nga rrymat. “Dil me jelek shpëtimi” dëgjohen disa pasagjerë në varkë duke i bërtitur. Videoja rrëqethëse bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë komentues madje vunë në dukje se në sekondat e para diçka duket se po noton pranë të riut që duket si peshkaqen. Menjëherë u thirr roja bregdetare, por ishte e pamundur të lokalizohej i riu. Kërkimet për Cameron vazhduan gjatë 24 orëve në vijim, me kontributin e agjencive të tjera, por ishin të pasuksesshme. Të premten vonë, Roja Bregdetare e SHBA njoftoi se po pezullonte hetimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH