Aktualitet

Video/ Shtatorja e Sali Butkës në Kolonjë, flet Shkëlqim Hajdari

               Publikuar në : 21:16 - 24/07/21 liberale

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur për News24 nga Erseka e Kolonjës për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka.

Hajdari nuk e mohon dhe thotë se ka patur vështirësi në finalizimin e këtij projekti për shtatoren e Butkës edhe pse refuzon ti tregojë ato.

Më tej ai zbulon se është hedhur një propozim që përballë shtatores së Sali Butkës të vendoset dhe busti i Petro Nini Luarasit, madje mendon se kjo mund të realizohet brenda vitit tjetër.

‘’Dy figura të jashtëzakonshme jo vetëm të Korçës e Kolonjës, por Shqipërisë të cilët shërbyen ndër vite si frymëzim i madh. So Saliu bëhet me bust në Ersekë, kështu që Saliu dhe Themistokliu që ishin bashkëluftëtarë, bashkëkombas që mbi interesat e ngushta fetare, vendosën interesat kombëtare. Besoj që Themistokliu nga bashta Gërmenji duhet të jetë i lumtur nga aty ku ndodhet, sepse dhe vëllai e miku i tij u vendos aty ku e meriton, shtatorja, ky burr i madh. Luftuan, dhanë jetën për këto troje, Shqipërinë.

E bënë pa u përzier në politikat e mëdha të Luftës së Parë Botërore. Këto dy figura të Korçës e Kolonjës, me veprën që kanë bërë rrezatojnë frymëzim për brezat e rinj që i tregojnë me veprën e tyre që të duash atdhuen duhet të sakrifikosh. E gjtihë vepra e Gërmenjit dhe Butkës është e jashtëzakonshme. Besoj që të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm që figurat si Sali Butka, me shumë vonesë vendosja e bustit e tij, të vlerësohen denjësisht.

Petro Nini është një tjetër mik, bashkëkohës. Kur ishim po bashkëbisedonim me miq, që janë historianë, akademikë. Sugjerimi i radhës ishte që nëse do gjenden kushtet, ti afronim këta dy patriotë të mëdhenj përballë njëri-tjetrin dhe të vazhdonin të bisedonin edhe në botën e përtejme. Sepse edhe kjo tregon që shqiptarët në momentet e vështira të këtij kombi nuk kanë parë përkatësitë fetare, por i ka bashkuar atdheu dhe kombi. Ndoshta vitin tjetër mendoj që përballë Sali Butkës do të kemi Petro Nini Luarasin. Familjarët e Sali Butkës janë njerëz fisnikë, ajo është familje e madhe me heronj të tjetër, burra të mëdhenj që ka nxjerrë shtëpia Butkave, si djali i tij Ganiu që është vrarë dhe i këndohet këngë në Pogradec e Mokës. Duke qenë familje fisnike nuk kanë kërkuar që Saliu apo ndonjë tjetër të kishte promovim. Ishte detyra e kryesisht të djathtës, PD që përfaqësonte interesat e njerëzve nacionalistë të lëvizte, të kërkonte, të bënte promovimin e kësaj figure. Kjo punë tani i përket historianëve. Kuptohet pse ka ndodhur, edhe këtë radhë ka pasur vështirësi për të finalizuar projektin, nuk po it hemi. E pamë që ishte ceremony madhështore. Kishte njerëz patriot, nga gjithë trojet. Kishte njerëz që mund të frymëzohen me programe të majtë e të djathta, Saliu bashkon, frymëzon, bashkë me këtë mikun e vet. Interesi i parë është Shqipëria, atdheu, kombi dhe prosperiteti i këtij vendi. ‘’- tha Hajdari.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back