Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Madrid të Spanjës.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Toledo, pranë kryeqytetit spanjoll, ndërsa sipas mediave lokale, dyshimet e para flasin për një rrjedhje gazi.
Shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht një pallat katër katësh, ndërsa dyshohet edhe për të plagosur.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, e cila ka nisur edhe hetimet për ngjarjen.
https://youtu.be/jP6seO169_M