Aktualitet

Video/ Shkrumbohet magazina e Amazon

Shkruar nga Liberale
Video/ Shkrumbohet magazina e Amazon

Një zjarr masiv shkatërroi një magazinë gjigante të kompanisë Amazon të premten në jug të Kalifornisë. Fatmirësisht, të gjithë 40 punëtorët brenda kompleksit arritën të dilnin të gjallë, edhe pse çatia e godinës u shemb për shkak të flakëve.

Pavarësisht mbërritjes së zjarrfikësve, godina, e cila ndodhej në Redland, 100 km në lindje të Los Anxhelosit, nuk mundi të shpëtohej.

Zjarrfikësit nuk kanë ende një ide për shkaqet e zjarrit, ndërsa punëtorët thanë për mediat lokale se nuk kishin dëgjuar alarmin të binte.

https://www.facebook.com/RedlandsFireDepartment/videos/3275902459100085/?t=3

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH