Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sot në një përplasje fizike. Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është kapur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.
Gjatë fjalës së parashtrueses së interpelancës Saranda Bogujevci, është dëgjuar të kundërshtojë nga vendi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
"Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti s'ke drejte, rri aty ulu", iu drejtua Bogujevci - Gashit.
Ndërkaq edhe nënkryetarja Arbërie Nagavci i tërhoqi vërejtje deputetit Gashi dhe tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës.
https://youtu.be/fuqCwXot2yQ