Showbiz

Video/ Jennifer Lopez në kërkim të blerësve për vilën e saj, mund ta blejnë të gjithë ata që kanë 42 milionë dollarë

Shkruar nga Liberale

Jennifer Lopez pritet të shesë rezidencën e saj superluksoze në Bel Air, Kaliforni për... 42,500,000 dollarë.

Sipas shtypit të huaj, duke cituar informacione nga kompania që ka ndërmarrë shitjen, shtëpia "e rrallë dhe e jashtëzakonshme" ndodhet në një sipërfaqe prej tetë hektarësh tokë dhe është projektuar fillimisht nga arkitekti ikonë Samuel Marks.

Sipas raportimeve, këngëtarja bleu pronën mahnitëse në vitin 2016 nga aktorja Sheila Ward, me rinovimin e mëvonshëm që i kushtoi Lopez 28 milionë dollarë.

Rezidenca, me dekorimin e saj të veçantë në stilin francez, me gurë dhe dru, përfshin nëntë dhoma gjumi, një kuzhinë me një zonë të integruar për mëngjes, një dhomë lojërash, një bibliotekë, një dhomë masazhi, një bujtinë që funksionon si palestër dhe një dhomë kinemaje me 30 sedilje.

Rezidenca është me dritë natyrale dhe mundëson qasje në pamjen mbresëlënëse të zonës përreth nga çdo pikë. Gjithashtu, ka një pronë të dytë për mysafirët, pishinë, kopsht perimesh organike, liqen me plazh me rërë, amfiteatër në natyrë me 100 personash dhe shtigje ecjeje./Liberale.al

https://youtu.be/zVKCPLrDLxo

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH