Një e paftuar hyri në pasarelën e Chanel në javën e modës në Paris dhe sfiloi e patrazuar bashkë me modelet.
Gruaja u ngrit nga karrigia e saj dhe iu bashkua modeleve që ishin në mbyllje të sfilatës, në setin spektakolar që kishte sjellë çatitë e Parisit brenda Grand Palais.
Supermodelja Gigi Hadid, u konfrontua me të paftuarën ndërsa ajo po tentonte t’i shkonte deri në fund sfilatës dhe e shoqëroi atë jashtë setit.
Gruaja e guximshme, ishte veshur me një kostum bardhë e zi të ngjashëm me ato të Chanelit, dhe u ngjit në pasarelë pa u vënë re.