Aktualitet

Video/ Dalin pamjet e BMW-së me shpejtësi skëterrë që përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial

Shkruar nga Liberale
Video/ Dalin pamjet e BMW-së me shpejtësi skëterrë që

Pamjet e kamerave të sigurisë në "Rrugën e Kosovarëve" në Tiranë, tregojnë BMW X6 që lëviz me shpejtësi  skëterrë dhe përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Në video shihet makina që lëviz me shpejtësi të lartë dhe ngjitet në përpjetën të digës dhe ndalohet nga barriera në pistën e vrapit që shërben për qytetarët.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. Shoferi i mjetit, 26-vjeçari Eldi Allushi nga Durrësi, braktisi mjetin dhe u largua, si dhe mori me vete targat e makinës.

Për ngjarjen ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon dënimin maksimal për shoferin.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH