Ka marrë përmasa tragjike konflikti në Klos. Pas vrasjes së babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit, në afërsi të një lokali, ndërsa në momentin e ngjarjes ka pasur shumë kalimtarë pranë skenës së krimit. Babë e bir ndodheshin në një lokal kur u qëlluan për vdekje me armë zjarri.
[caption id="attachment_1285335" align="alignnone" width="1200"] Liri Shira[/caption]
[caption id="attachment_1285334" align="alignnone" width="1160"] Kenado Shira[/caption]
Mësohet se autori i vrasjes së Ilir dhe Kenado Shira, Fiqiri Mjeshtri i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.
[caption id="attachment_1285358" align="alignnone" width="800"] Fiqiri Mjeshtri[/caption]
Dyshohet se një vajzë ka qenë preteks i sherrit, që la pas pas tre viktima, ku sipas informacioneve paraprake Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqir Mjeshtrit.
Edhe sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten larg vendit të ngjarjes.
Policia ka shoqëruar dy persona në lidhje me ngjarjen në fjalë, vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, të cilët dyshohet se e shoqëruan në krim. “Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu. /Liberale.al/