Globi

Veseli: Nuk bëjmë koalicion me Albin Kurtin, për asnjë çmim

Shkruar nga Liberale
Veseli: Nuk bëjmë koalicion me Albin Kurtin, për asnjë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se që nga fillimi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përdorur taktika, por që në fund Albin Kurti përfitoi.

Në emisionin Zona e Debatit, ai ka thënë Lëvizja Vetëvendosje synon që ta gjunjëzojë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti e bëri një kalkulim për të përfituar. Unë besoj se të gjitha këto që po ndodhin kanë qenë të papritura për ne, por jo për Kurtin dhe Mustafën. Ajo çfarë po shoh është një taktikë. Kurti nuk mërzitet për kolapsin social – ai pa qenë në pushtet do të përfitojë një ngritje. Mirëpo sa i përket LDK-së, mirë ja ka bërë sepse tre muaj para se të shkojmë në zgjedhje më thoshte mua ‘na tradhtove’. Tash LDK e di çka është tradhtia”, është shprehur Veseli.

I pyetur nëse do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëtvendoje, Veseli ka thënë se “nuk do të bëj koalicion me Vetëvendosjen për asnjë çmim, këtë ta keni të qartë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH