Ervis Iljazaj
Raporti paraprak i Komisionit të Venecias për konfliktin midis parlamentit dhe presidencës për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, me pak fjalë, i la gjërat ashtu siç janë, të paktën për momentin, pasi ende nuk ka një raport përfundimtar që të jetë aprovuar në Asamblenë e Komisionit të Vencias që pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Ky raport shpëtoi zgjedhjet e shumë përfolura dhe të diskutueshmë të 30 qershorit, dhe njëkohësisht postin e Ilir Metës në presidencë. Në këtë kuptim, nuk krijoi asnjë dinamikë të re politike me këtë vendim.
Në fakt, një vendim i tillë ishte i pritshëm për shumë arsye. Zhvillimi i zgjedhjeve në 30 qershor, pavarësisht bojkotit të opozitës, u mbështet nga ndërkombëtarët në mënyrë të hapur, duke zgjedhur kështu, demokracinë procedurale në raport me atë përmbajtësore. Dihet, që nga natyra e saj diplomacia ka natyrë proceduriale dhe funksionon në bazë kësaj llogjike, dhe kurrsesi nuk mund të mbështesnin një bojkot zgjedhor. Në kuptim, një vendim i ndryshëm i Komisionit të Venecias do të shkonte kundër qëndrimeve të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Gjë e cila, ishte pothuajse e pamundur të ndodhte. Në këtë mënyrë , u sakrifikua demokracia për hir të vashdimësisë së shtetit dhe procedurës. Sepse, është e qartë se 30 qershori mund të jetë i ligjshëm, por kurrsesi demokratik. Përkundrazi, është ndoshta dita me e errët e pluralizmit politik shqiptar. Dhe ky, është kontradiksioni më i madh në të gjithë këtë histori.
Për sa i përket shkarkimit të Presidetit Meta, mendimi i Komisionit të Venecias ishte i qartë. Presidenti Meta nuk ka shkelur ‘’rëndë’ Kushtetutën për të krijuar kushtet e shkarkimit të tij. Madje, Komisioni i Vencias nuk përdor as termin shkelje e Kushtetutës në raportin e tij, por tejkalim kompetencash, të cilat janë dy terma të ndryshëm. Në këtë kuptim vashdimi i Komisionit Hetimor që është ngritur për këtë qëllim është një absuridtet më vetë dhe duhet të ndërpritet në mënyrë urgjente. Në të kundërt, është një mjet luftarak politik kundër Ilir Metës dhe jo një instrument për të mbrojtur Kushtetutën, ashtu sikurse pretendohet nga ana e mazhorancës. E vërteta është se, për gati dy muaj që është ngritur ky komision nuk ka hetuar asnjë gjë deri më tani, sic e ka për detyrë, nga vetë emri hetimor. Sepse nuk ka se cfarë të hetojë. Kushtetueshmëria nuk hetohet, ajo gjykohet. Raporti i Komisionit të Venecias duhet të lexohet i plotë nga ana e parlamentit, dhe jo sipas orekseve dhe interesave politike.
Po të hysh në përmbajtje të raportit, në thelb, Vencia ka thënë se zgjedhjet lokale mund të shtyhen, por vetëm në situata të jashtëzakonshme. Kriza dhe bojkoti i opozitës apo i cdo force tjetër politike , edhe pse mund të përfaqësojnë një pjesë të madhe të shoqërisë, nuk është arsye për të shtyrë zgjedhjet. Gjithmonë sipas Venecias, kriza politike shqiptare nuk ishte në nivelin e jashtëzakonshëm për të justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve. Pra, Presidenti e paska të drejtën për të shtyrë zgjedhjet në situata të jashtëzakoshme, vetëm se në këtë rast, sipas Vencias situata nuk ishte e tillë.
Mirëpo, kush vendosi që situata nuk ishte e jashtëzakonshme dhe zgjedhjet duhet të mbaheshin, duke qenë se jemi pa Gjykata Kushtetuese ?
Edhe kjo cështje , është një cështje që raporti i Venecias nuk e trajton, dhe mbetet ende pezull. Është parim i të së drejtës kushtetuese, që sa herë që ka një dyshim apo nje konflitk për aktet insitucionale veprimi stopohet, derisa Gjykata Kushtetuese të japë qëndrimin e saj për këtë konflikt. Ndërsa në rastin shqiptar ndodhi totalisht e kundërta. U zhvillua veprimi, që ishin zgjedhjet e 30 qershorit, dhe më pas u gjykua nëse ishte kushtetues apo jo. Po sikur Venecia ta konsideronte 30 qershorin jo kushtetues, cfarë do të ndodhte me pushtetin lokal që tani ka aprovuar rregulla, ka lidhur kontrata, apo ka zhvilluar tendera?!!
Po të lexosh me vëmendje raportin e Venecias,aty trajtohen shumë ceshtje të rëndësishme dhe të komplikuara si kompetencat e Presidentit, demokracia, vashdimësia e shtetit, zgjedhjet, apo dhe bojkoti. Si ka mundësi që për të gjitha këto dilemma kushtetuese, u vendos nga Kolegji Zgjedhor apo KQZ në mënyrë administrative?!
Veprimi më normal në të gjithë këtë histori, do të ishte kërkimi i mendimit të Venecias në mënyrë urgjente sapo doli dekreti për shfuqëzimin e 30 qershorit, pastaj zhvillimi i tij, nësë Venecia do shprehej se presidentin tejkalonte kompetencat në këtë mënyrë, dhe jo anasjelltas. /Gazeta Liberale