Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, në lidhje me debatin e ditëve të fundit për raportin e Komisionit të Venecias. Në një status në Facebook, Tedi Blushi thotë se në emisionet televizive, “nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën“.
Postimi
Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias. Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën. Jetojmë në kohë magjistarësh! Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz. Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!