Aktualitet

Veliaj tregon pse Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë Tiranë

Shkruar nga Liberale
Veliaj tregon pse Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të

I ftuar në emisionin "Open" të gazetares Eni Vasili, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka qenë transparente me projektin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar të ri. Sipas tij, duhej të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës sepse ndërtimi do të bëhet nga e para dhe është Bashkia e Tiranës që do të marrë kredinë.

"Ne kemi qenë transparent me projektin. Kemi thënë që plani i parë është ta ndërtojmë me lekët e privatit, që nuk ramë dakord pasi privati nuk ofronte aq sa kërkonin aktorët.

Plani i dytë është ta ndërtojmë me lekët e tona, por që nuk i kemi dhe kalojmë tek plani i tretë që marrim kredi dhe ndërtojmë teatrin.

Duhej të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës sepse ndërtimi do të bëhet nga e para dhe është Bashkia e Tiranës që do të marrë kredinë", tha Veliaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH