Aktualitet

Veliaj i dorëzon Enrique Iglesias 'Çelësin e Qytetit të Tiranës': Dhe nëse do të kthehesh sërish duhet të vish pa trokitur

Shkruar nga Liberale
Veliaj i dorëzon Enrique Iglesias 'Çelësin e Qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pak minuta përpara koncertit në “Sheshin Skënderbej”, këngëtarin e famshëm, Enrique Iglesias. Pasi e falënderoi Veliaj i tha se “dua të marrësh këtë çelës simbolik, si një mënyrë për të treguar që jemi mirënjohës dhe kjo është një shtëpi e dytë. Dhe nëse do kesh ndonjëherë të kthehesh duhet të vish pa trokitur sepse jemi të gjithë krahëhapur për dashurinë tënde dhe për artin tënd”.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Enrique Iglesias është këtu në Tiranë,”, vijoi më tej kryebashkiaku i Tiranës. “Më vjen mirë që është Java Spanjolle e Kulturës. Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë. Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria”, tha Veliaj.

“Të falenderoj shumë që pavarësisht se ke një famë të madhe dhe ke një reputacion të jashtëzakonshëm zgjodhe që të vish dhe zgjodhe të jesh pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme mes Spanjës edhe Shqipërisë. Të uroj shumë sukses dhe dua të të jap çelësin e qytetit të Tiranës në emër të të gjithë qytetarëve dhe gjithë fansave të tu, por gjithë atyre që kanë mësuar spanjisht prej këngëve të t’ua dhe këngëve të babait tënd dhe të gjithë atyre që mendojnë se gjuha muzika, arti kultura, i bashkojnë kombet.  Besoj që vërtet sot me një luftë që kemi në Europë dhe gjithë situatat e vështira është shumë e rëndësishme të gjejmë gjëra që na bashkon. Dhe muzika, arti, kultura, gjuha e bukur spanjolle është diçka e bukur që na bashkon,” u shpreh Veliaj.

Pas takimit foli edhe Enrique Iglesias. “Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një show të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” tha Enrique Iglesias.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH