Aktualitet

Vdes punëtori indian në Elbasan, u godit nga një pajisje gjatë punës në fabrikë

Shkruar nga Liberale
Vdes punëtori indian në Elbasan, u godit nga një pajisje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan. Një punonjës është dëmtuar aksidentalisht në fabrikën e riciklimit të aluminit e për pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin indian me inicialet O.P, 45 vjeç.

“Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH