Aktualitet

Vdes Nexhmije Hoxha, reagon i biri: Krenarë për emrin e veprën e saj

Shkruar nga Liberale

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, është ndarë sot nga jeta. në moshën 99 vjeçare.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, djali i saj, Ilir Hoxha ka konfirmuar lajmin, si dhe ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Njoftimi i plotë

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH