Aktualitet

Vdekja e mjekut nga Covid, flet drejtori i spitalit të Lushnjes

Shkruar nga Liberale
Vdekja e mjekut nga Covid, flet drejtori i spitalit të Lushnjes

Koronavirusi ditën e sotme i mori jetën mjekut Muharrem Xhepexhiu, 64-vjeç nga Lushnja. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai ndërroi jetë tek spitali Infektiv, i kthyer në Covid për pacientët e infektuar.

Drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli i kontaktuar nga Abcnews.al u shpreh se mjeku ishte përgjegjës i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Tiranë, i intubuar.

“Ka qenë i shtruar në spitalin Covid në Tiranë. Prej disa ditësh ka qenë i intubuar. Nuk ia doli dhe sot në mëngjes ndërroi jetë. Ai ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj. Nuk e di si u infektua. Familjar të tij të infektuar nuk ka. Nga momenti që është infektuar nuk kam pasur kontakte sepse u dërgua në Tiranë”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH