Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçarit nga Covid, të shtruar dhe prindërit e tij

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 17-vjeçarit nga Covid, të shtruar dhe prindërit e

Detaje të reja kanë dalë nga mediat në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit, i cili ishte i infektuar me Covid.

Mësohet se adoleshenti nga Elbasani ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” dhe burime zyrtare për BW thanë, se 17-vjecari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Adoleshenti ishte i shtruar te Covid-2 së bashku me dy prindërit e tij, ku nëna ka dalë, ndërsa babai vijon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.

17-vjeçari kishte mbërritur në spital me mushkërinë thuajse 100% të prekur, në stadin e katërt, në gjendjen më të rënduar shëndetësore. Sipas informacioneve, ai kishte qënduar gjatë gjithë javës në terapi intensive, ndërsa katër ditët e fundit ka qenë në intubim.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH