Globi

Vaksina në Greqi, Mitsotakis: I pari do të vaksinohem unë me familjen

Shkruar nga Liberale
Vaksina në Greqi, Mitsotakis: I pari do të vaksinohem unë me

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për mediat vendase, Mitsotakis tha se Greqia do të marrë vaksinën e Pfizer, e cila sipas tij, do të mbërrijë në Greqi 48 orë pas miratimit nga Bashkimi Evropian.

Mitsotakis tha gjithashtu se ai vetë do të jetë personi i parë që do të vaksinohet, bashkë me familjen e tij dhe Presidenten e Greqisë.

“Vaksina Pfizer do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave më 30 dhjetor, dhe brenda 48 orësh do ta kemi në vendin tonë dhe do të fillojnë vaksinimet. Unë do të jem i ppari që do ta bëj së bashku me Presidentin e Republikës, pse jo me udhëheqësit politikës. Edhe familjarët e mi gjithashtu. Ne duhet të japim një mesazh se vaksina është e sigurtë. Është e rëndësishme të kapërcehet dyshimi për një pjesë jo të vogël të shoqërisë që ka frikë. Në një farë mase unë e kuptoj fobinë, por vaksinat janë të sigurta dhe kanë bërë mrekulli. Marr shembull eksperiencat e mia personale. Nëna ime vuante nga poliomieliti. Ai iu nënshtrua operacioneve të dhimbshme për të ecur përsëri. Sot poliomieliti nuk ekziston sepse të gjithë jemi të vaksinuar,”- tha kryeministri i Greqisë.

I pyetur lidhur me festat e fundvitit, Mitsotakis ishte i prerë kur tha se nuk duhen lejuar më shumë se nëntë persona të grumbulluar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH