Personat që marrin vaksinën kundër koronavirusit duhet të presin efekte anësore “të ulëta”, tha të hënën dr. Anthony Fauci.
“Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje. Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Fauci.
Sipas Faucit, pothuajse të gjitha efektet zhduken brenda 24, ose më së shumti 48 orësh.
Për të, është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit për efektet anësore që ata mund të përjetojnë, tha Fauci, duke shtuar se këto efekte tregojnë, se trupi po i përgjigjet mirë injeksionit.