Vaksina antikovid e Modernës doli 100% efektive tek adoleshentët. Asnjë rast me Covid-19 nuk u regjistrua pas dy dozave të vaksinës. Ndërsa vetëm me një dozë, vaksina është 93% efektive. Kjo u zbulua nga të dhënat e njoftuara sot nga Moderna.
"Ne jemi të motivuar nga fakti që mARN-ja ka qenë shumë efektive në parandalimin e Covid-19 tek adoleshentët. Ne do t'i dërgojmë këto rezultate te FDA-ja dhe organet e tjera rregullatore në fillim të qershorit, duke kërkuar autorizim.”, tha Stéphane Bancel, CEO i Moderna-s.