E bija e Qassem Soleimanit, gjeneralit që u vra në Irak, bëri deklarata të forta kundër amerikaneve gjatë ceremonisë funerale për nder të babait të saj që u mbajten në Universitetin e Teheranit.
“Një i çmendur si Trump duhet ta kuptoje mirë se asgjë nuk ka mbaruar me vrasjen e babait tim. Për amerikanet po vijnë ditë të zeza. Familjet e ushtarëve amerikane që shërbejnë në Lindjen e Mesme duhet të përgatiten për vdekjen e të bijve të tyre", u shpreh mes të tjerash vajza e gjeneralit të famshëm Iranian.
Menjëherë i është kundërpërgjigjur me një postim në Twitter.
“Duke nënvizuar hakmarrjen e shpejtë kundrejt SHBA, ke bërë një gabim historik, iu drejtua mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë", vajzës së Qassem Soleimanit.