E bija e Donald Trump, Tiffany duket se nuk pyet aspak për masat anti-covid. Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 27 me një festë të shfrenuar.
Tiffany kishte ftuar shumë miq dhe distanca sociale nuk u respektua. Festa u realizua në Miami dhe pamjet u publikuan në rrjet nga të ftuarit dhe paparacët.
Duket se Tiffany-n nuk i intereson fakti se i ati rezultoi pozitiv me virusin disa ditë më parë, pasi në festë, nuk u respektua asnjë masë kundër koronavirusit.