Aktualitet

Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë/ Rama: Me kushtet më të mira për qytetarët

Shkruar nga Liberale
Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë/ Rama: Me kushtet më të

Investimi në rikonstruksionin e plotë të Urgjencës së re në Spitalin Rajonal Vlorë, me infrastrukturë dhe pajisje moderne, do të ofrojë kushte dhe shërbime më të mira për pacientët dhe personelin mjekësor.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale foto nga Urgjenca e re e Spitalit Rajonal Vlorë, ku shihen ambientet e reja dhe të pajisura me mjete bashkëkohore shërbimi.

“Edhe pak gati të hapë dyert Urgjenca e re e Spitalit Rajonal që do të garantojë kushtet më të mira për pacientët për marrjen e shërbimit shëndetësor në kohë dhe me cilësi, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të qytetarëve të Vlorës, por edhe pushuesve e turistëve të shumtë që frekuentojnë qytetin bregdetar”, shkroi Rama.

Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, do të ketë një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH