Kryesore

Universitetet përballë rrezikut të Pandemisë

               Publikuar në : 09:06 - 18/09/20 Pirro Prifti

Pirro Prifti

Pandemia e COVID-19 po vazhdon me të njëjtin intensitet dhe mesa duket do të përfundojë në dy mënyra; ose duke arritur të ashtuquajturën `Imuniteti i Tufës` pra duke infektuar mbi 70% të popullatës që në fakt përbën `ngopjen` me infeksion të popullatave, ose duke realizuar një vaksinim masiv , vaksinim i cili do t`i jepte fund Pandemisë.

Masat që ka marrë qeveria janë konform atyre që ka përshtatur BE dhe OBSH, por sidoqoftë pavarësisht uljes së virulencës së virusit, aftësia për tu përhapur  ose siç e quajmë kontagiozitetit është më e madhe për shkak të ndryshimeve të shpejta brenda vetë virusit, kjo pandemi mesa duket do të vazhdojë përreth 18 muaj aq sa në përgjithësi kanë vazhduar pandemitë e tjera që kanë kaluar gjatë viteve në popullatën e botës si p.sh. Gripi spanjoll që zgjati përreth 2 vjet dhe infektoi 500. Milion njerëz dhe nga i cili vdiqën rreth 17 milion vetë; ndërsa nga Pandemia deri ditën e sotme ka 29.679.284 njerëz dhe kanë vdekur 936.521 njerëz.

Shkencëtarët po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë dhe sa më efikase ndaj këtij retrovirusi, dhe gjatë këtyre gjashtë muajve të pandemisë janë zbuluar plot të fshehta të retrovirusi të cilat kanë vetëm ARN dhe me sa duket janë `inteligjentë` në  mënyrën se si ata përpiqen të përshtaten ndaj mjekimeve që përdorin mjekët dhe nga mënyra sesi e shmangin Sistemin imunitar të njeriut.

Të vetmet masa parandaluese janë masat që po zbatohen në Shqipëri konform rekomandimeve të OBSH dhe eksperiencave të shteteve të BE si: mbajtja e Maskës në mjedise të mbyllura, largësia 1.5m-2 m nga njëri tjetri, larja e shpeshtë e duarve me sapun  dhe shpëlarja kur jemi në punë ose pasi kontaktojmë sipërfaqe të ndotura me solucione alkooli 60%-70%, pastrimi i mjedisit, matja e temperaturës para se të hysh në institucion- bërja e testit PCR  i cili është efikas në 80% të rasteve, si dhe marrja e vitaminave D-2000-4000 në ditë, marrja e vitaminës C 1-2 gr në ditë, marrja e Zinku Sulfatit për të rritur imunitetin deri në 75 mg në ditë .

Në rast infektimi  personat mund të mjekohen ambulatorisht sipas protokolleve të mjekimit të miratuara nga MSH të cilat i japin mjekët e Q.SH., por sukses ka patur dhe Protokolli i mjekut Zev Zelenko i cil rekomandon mjekimin në shtëpi përveç antipiretikëve kur temperature shkon mbi 37.8 C, përdorimin e treshes: Hidroksichlorokina 2x 200 mg për 5 ditë +Zink 75-220 mg në ditë+Azitromicinë. Një mjekim të tillë ka marrë dhe Presidenti Trump. Ka patur edhe alternativa ku në vënd të Azitromicinës mund të jepet Doxicyclini dhe në vend të Hidroksichlorokinës jepet Quercitina. Rastet e rënda trajtohen në spital sipas një Protokolli tjetër.

Ka shumë mundësi që ky retrovirus `inteligjent` të jetë i përpunuar në laborator dhe këtë e vërteton dhe virologia kineze Li-Meng Yan, intervista e së cilës u censurua menjehrë dy ditë më parë .

Dihet që problem kryesor në këtë Pandemi ka dalë për shkak se personat që e kalojnë më rëndë janë të rriturit mbi 60 vjeç sepse në përgjithësi kanë sëmundje shoqërues si Hipertension, Diabet, Obezitet, sëmundje të veshkave kronike. Fëmijët dhe moshat e reja nuk kanë morbozitet por janë bartës të virusit gjë që vështirëson situatën jo vetëm në personat që kujdesen për parashkollorët, mësuesit si dhe për Pedagogët e shkollave të larta.

Për këtë arësye viti i Ri akademik ka hasur probleme të reja për zgjidhje krahas problemeve përsa i përket komunikimit pedagogë- student, student-administratë dhe pedagogë administratë. Sigurisht nuk do të ketë Karantinë por mbajtja e Maskës në mjediset e brendshme- kontrolli i përditshëm i temperaturës, larja e duarve me ujë apo me alkool para dhe pas cdo takimi, leksioni apo seminari, qëndrimi në lokalë. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një Udhëzues për shkollat Parauniversitare ndërsa për Universitetet nuk ka nxjerrë ndonjë Udhëzim të veçantë, ndoshta për të ruajtur Autonominë Universitare?! Sigurisht që kjo nuk mund të jetë e vërtetë sepsepër një problem madhor të tillë sigurisht që duhet një Udhëzues i ri për Universitetet.

Pavarësisht se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Udhëzuesin mbi kujdesin dhe masat anti-COVID19 të hartuar nga ekspertët e institutit të Shëndetit Publik, për hapjen dhe funksionimin e strukturave para universitare për vitin shkollor 2020-2021 është e nevojshme një specifikim për Universitetet publike dhe private.

Hapja e Universiteteve duhet përgatitur duke u bazuar në tre elemente:

Përpara rihapjes.

Përgatisni politikat, procedurat dhe planet kryesore të financimit që nevojiten për

përmirësimin e të mësuarit, duke i kushtuar vëmendje funksionimit të sigurt, duke përfshirë përmirësimin e praktikave të mësimit në distancë.

  1. Pjesë e procesit të rihapjes

Ndiqni qasje pro aktive për të integruar sërish fëmijët e margjinalizuar dhe ata që nuk ndjekin

shkollën. investoni në furnizimin me ujë, kanalizimet dhe higjienën për të zbutur rreziqet

dhe përqendrohuni në arsimin kompensues për të plotësuar kohën mësimore të humbur.

  1. Shkollat e rihapura

Monitoroni në mënyrë aktive treguesit shëndetësorë, duke i kushtuar vëmendje

mirëqenies dhe mbrojtjes. Përmirësoni pedagogjinë, përshtatni arsimin në distancë,

për të kombinuar mësimdhënien me të nxënit, duke përfshirë njohuritë mbi

përhapjen dhe parandalimin e infektimit.

Ashtu sikundër dhe stadiumet janë të mbyllura për tifozët ashtu dhe auditorët me shumë student nuk mund të mbushën, por më e këshillueshmja do të ishte që leksionet të bëhen online (me Skype, zoom, Microsoft teams, google classroom), dhe seminaret, laboratorët të cilat pranojnë 20-25 studentë mund të bëhen në Universitete. Një mënyrë tjetër është shkurtimi i orëve. Dihet që më të rrezikuar janë pedagogët në moshë të kaluar të cilët duhet të kujdesen më tepër për të mos i infektuar.

Në Shqipëri ka rreth 35. 000 studentë të të gjitha viteve dhe ka gjithashtu 1000 pedagogë dhe po aq administratë. E rëndësishme është që duhen fonde shtesë për të blerë herë pas here, pastrues për të pastruar klasat, tualetet, mjedisin e Universiteteve, alkool, maska, duhet kujdesur që tualetet të jenë veç për studentët e veç për pedagogët pa patur diferenca në pastrim.

Duke kundërshtuar profesorët e facebook-ut të cilët japin shifra alarmante për morbozitetin dhe Mortalitetin në Shqipëri mund të themi se Shqipëria ka një morbozitet afërsisht të njëjtë me atë të BE  dhe një mortalitet më të ulet se Rumania, Kosova, . Shqipëria sipas të dhënave të John Hopkins Hospital ka 11.97 vdekej për 100.000 banorë duke lënë pas Malin e Zi, izraelin, Rusinë, Rumaninë, Italinë SHBA, Angline etj.

Pra pavarësisht kushteve jo të mira në Spitalet tona universitare, ndoshta  për shkak të tej mbushjes me pacientë, mjekët dhe infermierët po punojnë me vetëmohim dhe janë me të vërtetë profesionistë duke përdorur protokolle mjekimi nga më të avancuarat duke përfshirë dhe terapinë me Plazmë konvaleshente.

Shpresojmë se masat e marra dhe ndërgjegjësimi i popullatës për rrezikshmërinë e kontagiozitetit të këtij virusi do të ketë dhe ulje të sëmundshmërisë dhe të shtrimeve në spital, shtrime të cilat tani në shtator kanë arritur `peak-un`. Tetori dhe Nëntori pritet të pakësohen shtrimet dhe vdekjet në spitalet tona.

Një nga mundësitë më të këshillueshme deri sat ë dalë vaksina anti-COVID-19 është rekomandimi për të bërë vaksinën kunër gript e cila është një vaksinë tre-valente osë dhe katër valente. Këtë vaksinë duhet ta bëjnë moshat e mesme dhe të vjetra sipas rekomandimit të Mjekut të Familjes. /Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back