Editorial

Universitetet, e vetmja pikë referimi e së ardhmes

Shkruar nga Liberale
Universitetet, e vetmja pikë referimi e së ardhmes

Ervis Iljazaj

Në këtë botë tashmë të pasigurtë, një gjë është e sigurtë. Cdo gjë e mirë që do të vijë  për njërzimin, ajo do të jetë nga universitetet, të cilat, pavarësisht gjithckaje,  vashdojnë të mbeten pika e referimit për të një të ardhme të sigurtë.

Rasti më i fundit është ai i universitetit të Oksofrodit, nga i cili vjen shpresë për një vaksinë kundër koronavirusit.  Shkencëtarët e universitetin të Oksfordit njoftuan se sipas gjetjeve paraprake vaksina e tyre eksperimentale që lufton koronavirusin ka treguar se ka nxitur një përgjigje imunitare tek qindra persona të cilët ishin pjesë e eksperimentit. Vaksina mundësoi prodhimin e antitrupave neutralizues, molekula të cilat janë thelbësore për bllokimin e infeksionit. Për më tepër, vaksina shkaktoi një reagim të të ashtuqujturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për të gjithë njërzimin në këto kohë ankthi prej pandemisë, por për vetë rolin e universiteteve ne shoqëritë post moderne.

Kohët e fundit ka patur një diksutim të madh se cili është roli i univesiteteve sot në botën e globalizuar dhe zhvillimeve teknologjike. Në këto kohë kur aksesi në dije është pothuajse masiv nëpërmjet rrugëve alternative , gjë e cila përpara disa dekadash ishte eskluzivitet i universiteteve, ka nga ata që mendojnë se roli i tyre tashmë është i reduktuar. Një nga arësyet ishte për faktin se shkenca po zhvillohej në qendra jashtë botës akademike të sponsorizuara nga kompani të ndryshme.

Gjithashtu, në shoqëritë postmoderne, universitet vashdojnë të mbeten moderne. Në shoqëritë e sotme postmoderne ku dëshirat janë më të rëndësishme se dija dhe sjellja, universitetet vashdojnë të mbeten udhërrëfyesi për mbarë botën, pa të cilat shoqëritë  do të shpërbëheshin dhe do të humbisnin vlerat që i mbajnë të lidhura.

Prandaj, nuk ka rëndësi nëse universitetet formojnë njërëz apo profesione, nëse janë të një tipologjie apo tjetër. E rëndëishme është të theksohet se pa rolin e tyre në qendër të cdo procesi shoqëror nuk ka një të ardhme të sigurtë.

Rasti i Oksfordit, është një rast i cili duhet të shërbejë si një thirrje për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Pa investuar në arësim, pa i dhënë universiteteve rolin që duhet të ketë në shoqërinë tonë, nuk do të ketë një të ardhme të ndritur për Shqipërinë. E vetmja zgjidhje për problemet sociale dhe ekonomike të shqiptarëve është dija. Rrugë tjetër nuk ka.

Mirëpo, ti japësh universiteteve rolin që i takon, ti vendosësh ato në qëndër të cdo politike, kërkon një vizion të qartë se cka ato janë dhe duhet të përfaqësojnë. Vizion i cili deri më tani ka munguar për fat të keq.

Gjithashtu, kjo është një rikujtesë për të rinjtë shqiptarë. Dija dhe ndjekja e studimeve do të jetë edhe më e rëndësishme në të ardhmen për të patur një karrierë të sigurtë. Në një botë ku gjithmonë e më shumë kërkohen aftësi teknike të specializuara, vashdimi i studimeve është kusht thelbësor për jetët tona. Askush tjetër si universiteti nuk mund ta luaj këtë rol kaq jetik për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Njerzimi gjatë historisë së tij ka patur shumë ndryshime dhe dyshime. Kulturore, ideologjike, ekzistenciale apo profesionale. Të gjitha këto dilemma kanë marrë përgjigje vetëm në botën akademike dhe universitetet.  Cdo gjë është vënë në dyshim përgjatë historisë së njërzimit. Vetëm rëndësia e univesristeteve jo, që nga koha që ato janë krijuar për herë të parë. Sepse universitetet, janë ndoshta krijimi më i rëndësishëm i historisë së njërzimit, të cilat kanë qëndruar aty, pavarësisht cdo ngjarje që ka tronditur atë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH